Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast me vdekje si pasojë e COVID-19 ndërsa janë shënuar edhe 56 raste të reja pozitive, kurse 69 persona janë shëruar.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës aktualisht janë 1 mijë e 328 raste aktive.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 856 raste.