Mbi 12 mijë fëmijë shqiptarë në diasporë po mësojnë gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare përmes teksteve shqip të dërguara nga Shqipëria në diasporë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë bën të ditur se ky është viti i tretë me radhë që shteti shqiptar përmbush një premtim dhe detyrim përballë fëmijëve të diasporës, duke i pajisur ata me tekste shkollore për mësimin e gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës shqiptare, transmeton Albinfo.ch.
Sipas MEPJ-së, në sajë të përkushtimit të vazhdueshëm të mësuesve të klasave shqip në diasporë, është bërë e mundur hapja e disa klasave të reja të mësimit shqip në: Gjermani, Zvicër, Itali, Greqi, SHBA, etj.

