Brenda një viti më shumë se 1000 qytetarë të Maqedonisë heqin dorë nga nënshtetësia e tyre, ndërsa shumica bëhen banorë të Gjermanisë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i atyre që marrin shtetësi të huaj është thuajse i barabartë me numrin e atyre që marrin shtetësi të Maqedonisë.
“Vitin e kaluar 2120 persona kanë bërë kërkesë për nënshtetësi. Në bazë të lindshmërisë shtetësinë e Maqedonisë e kanë marrë 1270 persona. Ndërkaq, vendim për ta hequr nënshtetësinë e Maqedonisë kanë marrë 1215 persona”, thuhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Vetëm vitin e kaluar e kanë lënë shtetësinë e Maqedonisë 1.102 persona.