Shqipëria dhe Mali i Zi vazhdojnë të mbesin destinacionet më të vizituara të qytetarëve të Kosovës.
Edbe fundjavën që shkoi llogaritet që mbi 100 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri e Mal të Zi për katër ditë pushimi.
Bazuar në të dhënat nga Policia e Kosovës për qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve për katër ditë radhazi, konkretisht gjatë periudhës 28 prill – 1 maj.
Vetëm gjatë katër ditëve të lartëpërmendura, policia ka regjistruar në dalje 101,076 qytetarë të cilët kanë kaluar kufirin Vërmicë/Morinë, raporron gazeta blic përcjell albinfo.ch.
Dita që pati më së shumti dalje të kosovarëve është 29 prilli (e shtunë).Vetëm gjatë asaj dite, nga vendi dolën 34228 persona.