Më shumë se 100 mijë njerëz marshuan në Berlin për të protestuar kundër ksenofobisë dhe ndikimit në rritje të së djathtës ekstreme. Grupet e të drejtave të njeriut organizuan protestën dhe protestuesit bartën flamuj që lexonin “Unteilbar” dhe “Bashkë kundër racizmit”. Edhe organizatorët ishin të habitur nga masiviteti i protestës, përcjell albinfo.ch.
Në vitet e fundit mbështetja në rritje për partinë antiemigrante për Gjermani (AfD), e cila për herë të parë ka hyrë në Parlament vitin e kaluar dhe u bë partia më e madhe opozitare, pritet të ketë rezultate të mira në zgjedhjet lokale të së nesërmes në shtetin jugor të Bavarisë.
Protestuesit marshuan nëpër qendër të Berlinit, tubimi ishte në Portën e Brandenburgut. Shumë thanë se po mbronin të drejtat e njeriut dhe tolerancën, veçanërisht për emigrantët.