Në Shqipëri ka nisur „vërshimi“ nga të huajt – italianë në veçanti – që po e kthejnë vendin nga një vend emigracioni në një vend imigracioni.
Më saktësisht, është e vërtetë që numri i të huajve rezidentë në Shqipëri është rritur kohët e fundit, por ai mbetet i pallogaritshëm në krahasim me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Madje nuk janë të paktë as ata që akoma dëshirojnë të largohen.
Në Tiranë ditë më parë është prezantuar një raport i ministrisë së Brendshme dhe Organizatës ndërkombëtare për Migracionin (IOM) mbi “Profilin e Zgjeruar të migracionit në Shqipëri”, shifrat e të cilit janë interesante e flasin qartë.
Shqipëria mbetet vend që prodhon emigracion, edhe pse vitet e fundit vërehet një rritje e ndjeshme në përqindje, por akoma thuajse e papërfillshme në shifra, e imigrantëve në Shqipëri (8.330 në vitin 2013).