Mbi njëmijë kundërshtarë të masave mbrojtëse të koronës janë mbledhur në Winterthur (ZH) pasdite për një tubim të miratuar nga policia, raporton srf.ch.
Thirrjen për pjesëmarrje në këtë tubim protestues e kishin bërë ndër të tjerët edhe grupimi i njohur me emrin “Freiheitstrychler”, pjesëtarët e të cilit u kujdesën edhe për sigurimin e aktivitetit, transmeton albinfo.ch.
Demonstruesit, përfshirë shumë fëmijë, janë mbledhur pas orës 13 në Neumarkt në Winterthur, për të protestuar kundër “censurës dhe diktaturës së vaksinimit” .
“Pandemia” e Coronës është një master plan për vendosjen e diktaturës dixhitale”, mund të lexohej në një pankartë, përveç tjerash. Në një tabelë tjetër, gjendja aktuale në Zvicër përshkruhej si “aparteid”.
Tubimi ka qenë kryesisht paqësor .
Në margjinat e tubimit, megjithatë, policisë i është dashur të ndërhynte disa herë.