Në kantonin e Lucernit, dyqanet duhet të jenë mbyllur të shtunave nga ora 16. Votuesit kanë hedhur poshtë iniciativën për rishikimin e Ligjit për orarin e punës së shitoreve në këtë kanton.
Me këtë rezultat, shitësit, sindikatat dhe partitë e majta kanë arritur sukses në referendumin e së dielës. Refuzimi i iniciativës është argumentuar se zgjatja e orarit të punës nuk është në interes të personelit të dyqaneve derisa të ketë dyqane tjera të vogla.
Partitë e djathta ritheksuan kot nevojën për liberalizimin e tregut të shitoreve në këtë kanton.
Tashme gjendja ka ndryshuar, dhe qytetarët e Lucernit do t’i shpenzojnë paratë e tyre në kantonet fqinje, ku shitoret punojnë me orar të zgjatur.