Një sondazh i ri në revistën Profil tregon se partitë qeverisëse ÖVP dhe të Gjelbrit po humbasin popullaritetin, përcjell albinfo.at.
Opozita e majtë e Austrisë SPÖ është në vendin e parë me 27%, e ndjekur nga qendra e djathtë ÖVP me 22%, e djathta ekstreme FPÖ me 20% dhe të Gjelbërit me 12%.
Udhëheqësja e opozitës SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, është tani në të njëjtin nivel me kancelarin Karl Nehammer në çështjen e preferencës për kancelarin me 18%, pasi i pari fitoi dy pikë përqindje, ndërsa Nehammer zbriti një.