Mbështetja që i dha shkrimtarit të famshëm, Salman Rushdie, nuk i ka pëlqyer dikujt. Për këtë autorja e “Harry Potter” e njohur si JK Rowling, është kërcënuar nga një llogari nga Paksitani në rrjetin social Twitter.
Pasi mbështetjes që tregoi për Salman Rushdie i cili u sulmua me thikë në ShBA, autorja mori një mesazh kërcënimi ku thuhej: “Mos u shqetëso, ti je e radhës”, shkruan BBC, transmeton Albinfo.ch.
Personi nga e njëjta llogari që e kërcënoi Rowling postoi mesazhe duke thurur lavde për personin që e sulmoi Rushdie në një skenë në New York.
Rowling pas mesazhit kërcënues ka lajmëruar policinë, ndërsa një zëdhënës i policisë së Skocisë tha se janë duke i kryer hetimet./Albinfo.ch/