Bëhet e ditur se 32,760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmë në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në total në vendin tonë kanë mbërritur 1,611,550 vaksina kundër koronavirusit.
Në postimin e tij, Rama shkruan se vaksinimi do të vijojë me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend.
Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur rritje të rasteve të reja me COVID-19, ndërkohë që nuk janë shënuar viktima.