Mbajtja e maskës në Spitalin Universitar në Gjenevë është edhe një herë e detyrueshme – por jo për shkak të Covid-it.
Mjekët po përpiqen të frenojnë një shpërthim të fruthit.
Aktualisht ka 5 raste te të rriturit. Ka shpresa se shpërthimi është nën kontroll, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Virusi është veçanërisht virulent; mund të qëndrojë në ajër për dy orë pasi të kalojë një person i infektuar.
Fëmijët mbrohen më mirë pasi ka të ngjarë që ata të jenë vaksinuar.
Tek të rriturit, sëmundja mund të jetë serioze, duke çuar në pneumoni, encefalit dhe dëmtim të trurit – dhe një në 3000 mund të vdesë.