Si funksionon sistemi i pensioneve?
Kur mund të dal në pension në Zvicër dhe në vendin tim të prejardhjes?
Çfarë ndodh me shtyllën time të dytë nëse largohem nga Zvicra?
A duhet ta tërheq apo jo kapitalin tim?
Janë këto pyetjet që çdo pensionist i ardhshëm i huaj ka shtruar një ditë!
Kjo është arsyeja pse Zyra e Lozanës për imigrantët (BLI) fton banorët e Lozanës të moshës 60 deri në 64 vjeç në një punëtori informacioni falas më 6 tetor.
Në seancat informuese do të propozohen informacione të përgjithshme në frëngjisht dhe një punëtori në gjuhën shqipe.
Afati i regjistrimit është deri më 29.09.2021.
Mund të gjeni informacione më të hollësishme, programin dhe detajet e regjistrimit në www.lausanne.ch/bli
Dhe ju, çfarë vendosni për pensionimin tuaj?