Hamburgu mbetet skuadra e vetme gjermane që asnjëherë nuk ka rënë nga Bundesliga, shkruan albinfo.ch.
Skuadra ku paraqitet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj në xhiron e fundit të kampionatit mundi në shtëpi Wolfsburgun2:1, duke lënë ‘Ujqit’ që të vendosin fatin e tyre në ndeshjet e barazhit.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte titullar për 90 minuta në këtë takim.
Pavarësisht krizës së fundit, Mavraj ka qenë shtylla e Hamburgut, që sikur se edicionin e ardhshëm do të ketë ambicie më të mëdha.