Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka shijuar fitoren e parë në fanellën e Hamburgut, duke mundur Bayer Leverkusenin 1:0, shkruan albinfo.ch.
Mavraj edhe në këtë ndeshje ishte titullar dhe bëri një ndeshje të madhe, derisa prezent ishte edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.
Pavarësisht polemikave të fundit, ishte vetë përzgjedhësi De Biasi, i cili ka përgënjeshtruar gjithçka. “Përkundër çdo lloj dyshimi, do të thosha që mes trajnerit të kombëtares dhe Mavrajt nuk ka asnjë lloj problemi, zero. Përkundrazi! Mërgimi është shumë i përfshirë me kombëtaren dhe dëshiron të jetë pjesë intensive e saj”, ka thënë De Biasi.
Trajneri i Kombëtares shqiptare po i vëzhgon lojtarët ku luajnë në ligat evropiane. Ai ishte në Itali, Gjermani dhe Zvicër.