Mbrojtësi i Kombëtares dhe klubit gjerman HSV, Mergim Mavraj ndodhet përpara largimit të tij nga Gjermania në Turqi, shkruajnë një sërë mediash gjermane dhe turke. Ky ndryshim vjen pasi klubi i tij gjerman ra nga kategoria dhe Mavraj gjithashtu ka pasur probleme me trajnerin Christian Titz.
32 vjeçari shqiptar do transferohet në klubin e Trabzonspor, që luan në ligën e parë turke. Sot, e hënë, pritet që gjithçka të zyrtarizohet.
Skuadra turke ka muaj që e ka piketuar mbrojtësin dhe gjërat duket se po bëhen serioze. Për Mavrajn do të ishte eksperienca e parë jashtë Gjermanisë.