Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës u ka bërë apel të gjithë nxënësve, të cilët këtë vit i nënshtrohen testit të maturës shtetërore që të mos bien pre e keqpërdoruesve, të cilët pretendojnë se e kanë publikuar testin për ditën e dytë në rrjete sociale.
MASHT siguron të gjithë nxënësit se testet e publikuara nuk janë teste, të cilat do t’i kenë para vetes në ditën e testimit, përcjell albinfo.ch.
Edhe në ditën e parë të testit të maturës pati shpërndarje të testeve në rrjetet sociale, po ministri Shyqyri Bytyqi tha se kjo nuk do të ndikojë në rezultate.