Gjeneva do të kufizojë ngrohjen në ndërtesat publike këtë dimër në një përpjekje për të kursyer energji.
Kantoni thotë se do të ndjekë masat që kishte vitin e kaluar, të cilat ulën faturat me 15% nga vitet e mëparshme.
Temperaturat do të kufizohen në 20 gradë – megjithëse shtëpitë e të moshuarve dhe spitalet do të përjashtohen, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Masa të tjera përfshijnë ndalimin e ujit të nxehtë në ndërtesat jorezidenciale dhe fikjen e dritave të jashtme gjatë natës.