Qendra e reformave është një ligj që ndalon këdo që ka marrë para nga shteti për dhjetë vjetët e fundit që të pajiset me shtetësi, përcjell albinfo.ch.
Votimi do të zhvillohet më 9 shkurt, si pjesë e referendumeve më të gjera federale. Do të ketë përjashtime të kufizuara, për shembull, nëse një aplikant është / ishte i sëmurë, me aftësi të kufizuara ose ishte anëtar i “të varfërve që punojnë”.
Siç është raportuar në “Le Temps”, sipas ligjeve, kushdo që ka marrë ndihmë shtetërore në dhjetë vjet para aplikimit nuk do të natyralizohet si një shtetas zviceran.
Legjislacioni aktual federal mbi këtë çështje kërkon për një minimum prej tre vjetësh përpara se një person të ketë sukses në një kërkesë natyralizimi, përcjell tutje albinfo.ch.
Një provim me zgjedhje të shumfishtë
Një ndryshim tjetër i propozuar do të jetë një provim me shumë zgjedhje mbi historinë dhe gjeografinë e vendit.
Aplikantët do të duhet të përgjigjen saktë tri të katërtave të pyetjeve në mënyrë që të fillojnë procedurën e natyralizimit.