Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë ka prezantuar masat e reja.
Vitia tha se po punohet vazhdimisht deri të përfundojë pandemia, përcjell albinfo.ch.
“Me ardhjen e pranverës dhe ngrohjen e motit u shliruam dhe neglizhuam fuqinë e virusit, prandaj patëm rritje të numrit të të infektuarve. Jemi në një situatë ku na lejohet kufizimi i masave, por assesi të neglizhojmë rrezikshmërinë”, tha Vitia.
Vitia prezantoi edhe masat e reja:
Hapja e kufizimit të lëvizjes do të jetë në 3 faza
FAZA 1 4 maj deri 18 maj
Ndërtimtaria dhe patundshmëria
Tregtia e automjeteve, pjesërisht
Tregtia me pakicës, pjesërisht
Riparimi i artikujve personal dhe i orendive
Zyrat e konsulencës
FAZA 2 18 maj – 2 qershor
Tregtia me pakicë
Dentistët dhe fizioterapeutët
Floktarët dhe sallonet e ondulimit
Tregu i gjelbër
Gastronomia
Transporti hekurudhor
Transporti urban dhe ndërurban
Qendrat e thirrjeve
FAZA 3 2 qershor – deri në vendimin e radhës
Transporti urban dhe ndërurban
Taksitë
Gastronomia
Provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë
Hapja e kinemave
Hapja e teatrove
Hapja selektive e aktiviteteve sportive
