Njeriu i akuzuar për kryerjen e masakrës së dyfishtë në xhamitë e Zelandës së Re në mars do të bëhet i dyshuari i parë që do të akuzohet me ligjet antiterroriste të vendit, të miratuara pas sulmeve të 11 shtatorit.
Tarrent, i lindur në Australi, të premten do të dalë para gjykatës për herë të parë që nga prilli.
Por, ai në gjykatë do të përfaqësohet nga avokatët e tij, ndërsa Tarrent do të shfaqet vetëm me video nga burgu.
Ky do të jetë krimi i parë që do të akuzohet me ligje të antiterrorizmit në Zelandën e Re.
Ende nuk është e qartë nëse në seancën e radhës do të lejohen mediat në sallë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Në seancën e fundit, gjykata mori vendim që të kontrollohet gjendja e tij mendore.