Këngëtari i njohur, Ricky Martin, është martuar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Martin që ka treguar se është martuar me partnerin Jwan Yosef, por akoma nuk kanë bërë ceremoninë e dasmës.
“Jemi martuar, jemi betuar për gjithçka dhe kemi nënshkruar dokumentet që është dashur”, ka thënë ai për “E!News”. “Jam një burë, por nëse e bëjmë një ndejë në të ardhmen, do ju njoftojmë”.
46-vjeçari e konfirmoi lidhjen e tij me Yosefin më 2016 dhe u fejuan po atë vit, transmeton Albinfo.ch.
Këngëtari është baba i dy binjakëve nëntëvjeçarë Matteo dhe Valentino.
“Fëmijët e mi më pyesin për dy baballarët dhe u them se jemi pjesë e një familjeje moderne. Kjo është e bukura e lirisë”, ka thënë ai së fundmi për revistën “Out”.