Një rast në Tailandë vë në pah një dashuri kaq të fortë, sa që as vdekja nuk mund ta ndalojë. E fejuara e Chadil Deffy, Sarinya Kansook, vdiq në moshën 29-vjeçare në një aksident automobilistik. Disa muaj para ditës së dasmës.
Kjo martesë ishte ëndrra më e madhe e vajzës së re, Sarinya. Prandaj, Chadil ka kërkuar t’i plotësojë dëshirën e saj. Kështu që ai u martua me të me një ceremoni budiste në Surin, në veri të Tailandës. Imazhet e transmetuara nga TV lokale kanë ngjallur shumë polemika.
Chadil kishte njoftuar rrethin e tij përmes faqes së tij në Facebook, ku ka publikuar edhe disa fotografi të martesës me nusën e tij të vdekur.