Aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku është martuar këtë të shtunë me biznesmenin amerikan Peter Palandjian.
Ceremonia martesore e aktores është zhvilluar në Boston dhe këtë e ka zbuluar fotografi kosovar Fadil Berisha.
Berisha ka postuar një video në rrjetin social Instagram ku edhe i ka uruar martesën çiftit, shkruan Albinfo.ch.
Eliza dukej mjaft elegante me fustanin e bardhë të nusërisë. Ajo dhe biznesmeni amerikan u fejuan në qershor të vitit të kaluar, ndërsa kjo nuk është martesa e parë e aktores shqiptare.