Pak pas orës 14:45, qindra njerëz kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit Lutry. Shumë njerëz të tjerë iu bashkuan procesionit ndërsa ai përparonte.
Ata u udhëhoqën nga organizatorja e ngjarjes, e cila është e afërme e viktimave. Ajo mbante një tabelë ku shkruhej: “Nuk jeni vetëm”, shkruan sda.keystone.
Disa nga viktimat e zjarrit të Vitit të Ri në Crams Montana jetonin në Lutry. Klubi lokal i futbollit u prek veçanërisht, pasi shumë lojtarë të rinj ishin në barin “Le Constellation” në kohën e zjarrit. Shtatë anëtarë të klubit humbën jetën.
Një marshim i heshtur për tragjedinë në Crans-Montana u zhvillua edhe në Lugano të shtunën.