Në vendkalimin kufitar në Bazel është zhvilluar dje një parakalim protestues i personave “pa letra” (Sans papiers), me ç `rast parakaluesit kanë hyrë në Zvicër me të vërtetë pa letra.
Rreth 200 veta, njerëz me status qëndrimi ilegal dhe përkrahës të tyre kanë nisur marshimin e tyre nga Brukseli dhe, duke ecur nëpër vende të ndryshme ia kanë mësyrë Strasburgut.
Objektivi i tyre ëshrë që të gjithë njerëit, në mbarë botën të mund të lëvizin lirisht dhe pa dokumente. Krahas kësaj, ata kërkojnë që personave “sans papiers” t`u lejohet edhe e drejta e punës.
Rojet e kufirit, pas bisedës me autoritetet federale, kanë lejuar marshuesit të hsjyne në Zvicër. Në fakt, në një situatë të tillë nuk ishte nevoja t`u ndalohej hyrja edhe për faktin se ata menjësherë do të largoheshin nga Zvicra për të vazhduar marshimin e tyre për në Strasburg.