Marrëveshjet tatimore me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe do t`i kushtojnë sistemit financiar të Zvicrës, respektivisht kursimtarëve zviceranë, plot 47 miliardë franga.
Ndërmarrja këshillëdhënëse në lëmin e financave Booz&Company ka ardhur në këtë përfundim në bazë të një studimi të bërë.
“Rrjedhja” e parave në këtë mënyrë do të zvogëlojë të ardhurat e bankave për një 1.1 miliard franga në vit, vlerësojnë ekspertët.
Bankat e Zvicrës në vitin 2010 kanë menaxhuar me 2.05 bilionë franga të klientëve të huaj. 270 miliardë franga nga kjo shumë u takojnë klientëve gjermanë dhe britanikë.
Bazuar në sondazhet e bëra, studimi vjen në përfundim se rreth 30 për qind e pasurisë së pataksuar do të tërhiqet nga bankat zvicerane.