Skip to content

Marrëveshjet nuk cënojnë sovranitetin, thotë Lunaçek

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka thënë se marrëveshjet që ka arritur Kosova me Serbinë nuk cenojnë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Sipas saj ato janë arritur në mes të dy vendeve të pavarura, shkruajnë mediat e vendit. Ajo është e bindur se marrëveshjet nuk prekin asnjë milimetër të sovranitetit […]

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka thënë se marrëveshjet që ka arritur Kosova me Serbinë nuk cenojnë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Sipas saj ato janë arritur në mes të dy vendeve të pavarura, shkruajnë mediat e vendit.

Ajo është e bindur se marrëveshjet nuk prekin asnjë milimetër të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Sipas Lunaçek, as nxjerrja e tabelave KS për serbët nuk paraqet asnjë shkelje të sovranitetit, sepse siç arsyeton ajo, si tabelat RKS edhe ato KS do të lëshohen nga Republika e Kosovës.