Zvicra ka arritur me Francën marrëveshjen për taksat mbi trashëgiminë. Pas negociatave të gjata, marrëveshja është e gatshme për tu nënshkruar, ka bërë të ditur Qeveria Federale.
Me këtë marrëveshje do t`i mundësohet Francës që t`i taksojë shtetasit e saj, edhe kur ata nuk janë më në mesin e të gjallëve, por që kanë jetuar në Zvicër. Pasuritë që do të taksohen në këtë kuptim mund të kenë të bëjnë me patundshmërite në Zvicër.
Në marrëveshjen e vjetër, e cila vjen nga viti 1953 kjo taksë nuk ishte e paraparë. Franca, pas variantit të parë të marrëveshjes, të kritikuar ashpër sidomos në Zvicrën frankofone para një viti, ia ka dalë të nxjerrë disa koncesione nga Zvicra. Përmbajtja e plotë e marrëveshjes do të bëhet e njohur për publikun vetëm kur ajo të nënshkruhet, gjatë muajit korrik.
Franca nuk mund të toleronte që trashëgimitë e shteasve të saj që kanë banuar në Zvicër, të shmangin tatimin francez të trashëgimisë .
Qeveria Federale e ka autorizuar të mërkurën ministren e financave, Eveline Widmer-Schlumpf që ta bëjë nënshkrimin e marrëveshjes.