Ministri i Jashtëm i Marokut, Nasser Bourita, gjatë ditës së sotme ka kundërshtuar propozimet e Bashkimit Europian për të hapur qendra të reja të migrantëve, shkruanë mediat shqipëtare, përcjell Albinfo.ch.
Sipas ministrit Bourita, “Maroku kundërshton sikur edhe më parë këto metoda për të menaxhuar çështjen e valës së migrantëve”.
Këtë deklaratë Bourita e ka dhënë, pas takimit me homologun e tij spanjoll, Josep Borrell, në Rabat.
Masat për migrantët, Bourita i ka cilësuar ‘zgjedhje të lehta dhe joproduktive’.
Tunizina, Shqipëria dhe Maroku ka qenë njëri nga vendet që është përmendur si lokacion i mundshëm për të krijuar qendra strehimi për migrantët jashtë Evropës.
Çështja e migracionit përbënë çështjen kryesore në diskutimin e samitit të BE-së.
Shteti i Spanjës është destinacioni i tretë për migrantët në vendet e Bashkimit Evropian, pas Italisë dhe Greqisë.