Fjalimet me nota patriotike nga përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi, përtej promovimit të vlerave kombetare, synonin afrimin e shqiptareve të të gjitha trojeve në një levizje panshqiptare. Ata kritikuan klasën politike, vecanërisht në Shqipëri e Kosovë, për mbivendosjen interesave personale, duke moslejuar përparimin e vendit drejt Bashkimit Europian, raporton Top Channel.
Madje për drejtuesin e kësaj Aleance, Kreshnik Spahiu, ‘ka ardhur koha që shqiptarët të kuptojnë se politika më e mirë e integrimit është shqiptarizmi’.
“Shqiptarët do të hyjnë në Bashkimin Evropian do të hyjnë në BE si shqiptarë, e jo si kosovarë, jo si maqedonas, jo si serbë, jo si malazezë, pavarësisht trojeve se ku jetojne ata”, tha Spahiu.
Në këtë takim u prek dhe ceshtja e pjesëmarrjes në zgjedhje të emigranteve, për të cilët ende nuk mundësohet e drejta e votës, si dhe u përseriten kundërshtimet për procesin e nisur tashmë nga qeveria për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare