Maqedonia Veriore për herë të parë është kualifikuar në një Kampionat Evropian.
Maqedonasit fituan 0:1 ndaj Gjeorgjisë me një gol të Goran Pandev, të realizuar në minutën e 57-të, shkruan albinfo.ch.
Kjo ishte e mjaftueshme për të fituar dhe për tu kualifikuar në Evropianin që zhvillohet vitin e ardhshëm.
Në gjysmëfinale, Maqedonia kishte mundur Kosovën 2:1, kurse në finalen e Play-offit të Grupit D, mundi edhe Gjeorgjinë për të siguruar një biletë për Evropian.
Pjesë e rëndësishme e Maqedonisë janë edhe futbollistët shqiptarë: Enis Bardhi, Arijan Ademi, Ezgjan Alioski, Egzon Bejtualli, Visar Musliu dhe Elif Elmas.