Qeveria tha se shpallja e gjendjes së krizës është për të injektuar mjete te kompanitë energjetike dhe për të rritur likuiditetin e tyre.
Vendimi i Qeverisë nuk parashikon masa kufizuese për qytetarët, por çmimi i energjisë elektrike nga janari pritet të rritet për rreth 8 për qind.
Gjithashtu, u njoftua se Qeveria do të transferojë nga buxheti te kompanitë energjetike njoftoi se rreth rreth 65 milionë euro për të kapërcyer rreziqet e mundshme në sektorin e energjisë dhe për furnizim të rregullt me energji elektrike, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
“Qeveria aktualisht është e fokusuar në përballjen me sukses të sfidave të paraqitura nga kriza globale energjetike. Gjendja e krizës energjetike sillet për të përmirësuar funksionimin e kompanive energjetike, për të rritur likuiditetin e tyre dhe për të mos miratuar asnjëherë masa kufizuese që do të ndikonin negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.
Banka Popullore parashikon rimëkëmbje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut me një rritje prej 3.9% këtë dhe vitin e ardhshëm.
Inflacioni këtë vit parashikohet të mbyllet me 3.1%, ndërsa vitin e ardhshëm me 2.4%.