Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futboll me fitore 4:0 ndaj Gjibraltarit arriti të përfundon në vendin e parë në grupin e 4-t të ligës D në ligën e Kombeve, njofton Albinfo.ch.
Maqedonia siguroi vend në garat e fazës së Playoffit, ku nga liga D vend kanë siguruar gjithashtu edhe Gjeorgjia, Bjellorusia, ndërsa nesër shumë afër është edhe Kosova të cilës i nevojitet një pikë nga ndeshja me Azerbajxhanin.
Për herë të parë në historinë e përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, luajtën gjashtë futbollistë shqiptarë, Visar Musliu dhe Egzon Bejtullai mbrojtës, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Arjan Ademi mesfushor dhe Ferhan Hasani sulmues.
Golin e parë e shënoi futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, kurse golat tjerë Ilija Nestorovski dy dhe Aleksandar Trajkovski.
Përveç gjashtë futbollistëve shqiptarë, në ekipin e Maqedonisë bën pjesë edhe ndihmës trajneri, Xhengiz Rexgepi.