Qeveria e Maqedonisë vendosi sot të dërgojë ndihma humanitare për të ndihmuar zonat e prekura nga përmbytjet në Shqipëri, raportojnë mediat në Maqedoni.
”Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucione të tjera janë ngarkuar që të dorëzojnë një propozim për ndihmën lehtësuese që do të dërgojë Maqedonia për Shqipërinë”, njoftoi qeveria.
“Shirat e vazhdueshëm dhe përmbytjet sollën evakuimin e 600 familjeve në rajonet jugore të vendit. Autoritetet shqiptare kanë filluar të përllogarisin dëmet për të përcaktuar kompesimet financiare.