Shuma e ndarë nga buxheti për ndihma, për Maqedoninë, për vitin e ardhshëm, sipas vendimit të Komisionit Evropian, do të jetë 117 milionë euro, ose 6 milionë euro më shumë se fondi i ndarë për sivjet.
Maqedonia radhitet në mesin e shteteve që fitojnë më së shumti fonde të BE-së, edhe atë menjëherë pas Turqisë dhe Serbisë, që vitin e ardhshëm do të pranojnë 935 milionë euro, gjegjësisht 214 milionë euro.
Radhitja e shteteve sipas shumës së fondeve për vitin 2013:
Turqia – 935 milionë euro
Serbia – 214 milionë euro
Maqedonia – 117 milionë euro
Bosnja – 111 milionë euro
Shqipëria – 93 milionë euro
Kosova – 73 milionë euro
Mali i Zi – 35 milionë euro.