Maqedonia ka regjistruar vitin e kaluar investimet e huaja të drejtpërdrejta në vlerë prej 132 milionë dollarësh, që është rezultati më i keq në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit, tregon raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi investimet e huaja në botë.
Shqipëria dhe Kosova gjatë vitit të kaluar kanë tërhequr më shumë investime të huaja sesa Maqedonia. Kështu, vitin e kaluar në Slloveni janë regjistruar 145 milionë investime të huaja të drejtpërdrejta , Kosovë (298 milionë dollarë), Serbi (352 milionë dollarë), Mali i Zi (609 milionë dollarë), Bosnjë (633) dhe Shqipëri (957 milionë dollarë).
Në mesin e përfituesve më të mëdhenj në rajon është Kroacia, vend i cili vitin e kaluar janë investuar 1.2 miliard dollarë investime të huaja, transmetojnë mediet e Shkupit.
Qeveria e kaluar ndërmori aktivitete të shumta për të tërhequr investimet e huaja direkte për shkak të efektit të pritshëm pozitiv në ekonominë vendëse.
Por, raporti i OKB-së tregon se për shkak të krizës në Evropë, shumica e vendeve në rajon, përjetuan një reduktim drastik të investimeve të huaja direkte.