Maqedonia e Veriut sërish nuk do të marrë pjesë në Eurosizion. Nga Radio Televizioni Shtetëror kanë konfirmuar lajmin se vendi nuk do të marrë pjesë në garën e vitit 2025.
Edhe pas 3 vjetëve mungesë, autoritetet kanë vendosur që sërish të mos garojnë në Eurovision.
Shkak për këtë vendim janë sfidat financiare me të cilat përballet televizioni kombëtar. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të marrë pjesë në Eurovisionin për Fëmijë.