Maqedonia e Veriut po vazhdon të ketë rritje në numrin e infektimeve të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të këtij vendi raportojnë se nga 3 mijë e 816 testime të kryera, kanë rezultuar pozitive 721 mostra, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shtatë viktima, teksa janë shëruar 171 pacientë.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 8 mijë e 290 persona.