Vijon procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.
Euronews raportoi nga Shkupi se ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i aplikimeve nga diaspora.
Në ditët e para të nisjes së censusit kishte probleme teknike me aplikacionin, por deri më tani janë regjistruar 130 mijë qytetarë nga diaspora.
Listën e kryesojnë emigrantë nga Zvicra dhe më pas nga Gjermania dhe Italia.
Ndërkohë autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje që kjo drejtë të shfrytëzohet nga qytetarët.
Sa i përket popullatës vendase, procesi i regjistrimit fillon më 1 prill dhe autoritet kanë paralajmëruar se do të ketë edhe gjoba prej 300 euro për ata që refuzojnë.
Regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2002 dhe ka pasur një tentativë edhe në vitin 2011, por ka dështuar.