Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të vazhdohen masat restriktive.
Me këtë vendim parashihet që ora policore të vazhdohet deri më 1 qershor, në formatin e njëjtë. Do të fillojë në orën 00:00 dhe do të mbarojë në orën 04:00.
Gjithashtu, parashihet që objektet hotelerike të punojnë deri në orën 23:30.