Disa ditë më parë në Maqedoninë e Veriut ishte diskutuar për lehtësim të masave sa i përket pandemisë COVID 19.
Por, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse as sot nuk ka diskutuar për lehtësimin e masave restriktive.
Sipas mediave brenda komisionit, numri i lartë i të infektuarve që është shënuar edhe ditën e sotme, ka detyruar Komisionin të shtyejë lehtësimin e masave. Mbledhja e ardhshme është nesër (të martën). Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 22 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë regjistruar 64 pacientë të shëruar.