Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Maqedoni të Veriut nga data 1 shtator duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.
Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet maqedonase.
“Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë). Shtetasit, të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut”, bëhet e ditur nga autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut.