Rreth 100 infermiere kanë lënë vendin e punës dhe kanë ikur jashtë vendit apo nëpër spitale private, që nga fillimi i këtij viti.
Pos infermiereve të reja, periudhës se fundit është rritur edhe numri i infermiereve me përvoje të gjatë pune, të cilat kanë lëshuar vendin, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Problemi me infermieret e punësuara nëpër ambulanca me koncesion mbetet i pazgjidhur ende, ndërkaq Unioni i Infermiereve zgjidhjen e vetme e sheh në ndryshimet ligjore, të cilat pritet të kalojnë. Formimi i Odës do të ishte përfaqësimi i tyre i vetëm adekuat. Këto janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet ky profesion.