Organizatat të cilat kanë në fokus të drejtat e grave në Maqedoni thonë se urgjentisht vendit i duhet një strategji kombëtare për të parandaluar këtë dukuri.
Xhane Kreshova nga Forumi i Gruas në Tetovë, thotë për Radion Evropa e Lire se në bashkëpunim me rrjete të ndryshme të grave, autoritetet shtetërore duhet hapur më shumë debate për të drejtën e pronësisë dhe vetëdijesimin e grave për ta shfrytëzuar këtë të drejtë, përcjell albinfo.ch.
Pavarësia ekonomike, sipas saj, është kruciale për realizimin e më shumë të drejtave, siç është ajo e shkollimit apo riaftësimit në fusha të caktuara, të bërit biznes apo thjesht për t’u bërë pjesë aktive e shoqërisë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme
Kreshova thotë se në mungesë të dhënave konkrete sa i përket gjendjes vetëm në shoqërinë shqiptare në Maqedoni, ajo iu referohet të dhënave që merr nga terreni, se gratë shqiptare, në mbi 95 për qind të rasteve heqin dorë nga e drejta për të trashëguar pronë.
Ndërkaq, Leonora Kaliqi nga organizata e grave “AJO”, fajin për këtë realitet në Maqedoni, duke e bërë femrën pjesë pasive të shoqërisë si rrjedhojë e mungesës së mjeteve financiare, ia adreson më shumë faktorëve.
Sipas saj, më problematik është fakti se femra është ajo që e përjashton veten nga drejta e trashëgimisë.
Organizatat e grave, po ashtu, thonë se mosshfrytëzimi i së drejtës së pronës, ndikon në kualitetin e jetës, jo vetëm të femrave, por edhe shoqërisë në përgjithësi.