Në Maqedoni ka gjithsej 1842 objekte ortodokse në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) dhe 580 xhami me të cilat disponon Bashkësia Fetare Islame (BFI).
Këto të dhëna i ka bërë publike “Karta e objekteve fetare në Republikën e Maqedonisë”, e cila u promovua nga ana e botuesit, Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.
Përndryshe, sipas këtij regjistri më shumë kisha ka në rajonin e dioqezës së Resnjës dhe Manastirit – 505, ndërsa më pak në atë të Strumicës. Ndërsa më shumë xhami ka në Myftininë e Shkupit – 115.