Në Maqedoninë e Veriut është duke vazhduar numërimi i votave.
Siç raporton Alsat, nga numri i votave të përpunuara deri tani dhe të shndërruara në mandate del se:
LSDM dhe koalicioni Mundemi kanë fituar 46 mandate.
VMRO-DPMNE-ja 44 mandate.
BDI-ja 16 mandate.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, 12 mandate.
PDSH një mandat dhe Levica një mandat.