Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në konferencën për shtyp ka publikuar rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Sipas rezultateve, prin koalicioni “Mundemi” e udhëhequr nga LSDM-ja me gjithsej 327.329 vota.
Ndërsa, VMRO -DPMNE-ja ka siguruar 315.343 vota.
E treta renditet BDI me 104.587 vota.
Ndërkaq, koalicioni ASH-AAA ka grumbulluar 81.227 vota
Partia e Majta 37.551 vota, dhe PDSH 13.891 me vota.
Komforë votave, LSDM dhe koalicioni Mundemi ka siguruar 46 mandate, VMRO-DPME 44, BDI 15, ASH-AAA 12, e Majta 2, PDSH 1.
Të drejtën e tyre për votë në këto zgjedhje e shfrytëzuan gjithsej 942.334 votues.