Në anën tjetër, nga Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut është thënë se janë shëruar 11 persona. Në 24 orët e fundit janë bërë 549 testime. Ndërkohë brenda 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është 1898, ndërsa prej tyre 1378 janë shëruar. 111 raste kanë përfunduar me fatalitet, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.