Të enjten mbrëma, 19 prill 2018, një shofer autobusi, 60 vjeç, është sulmuar nga dy të rinj në qarkun 12 Schwamendingerplatz (Cyrih). Dy të rinjtë janë kapur më vonë nga policia: bëhet fjalë për një maqedonas dhe një eritreas, shkruan albinfo.ch.
Fillimisht dy të rinjtë janë konfrontuar verbalisht, ndërsa më pas e kanë sulmuar duke e lënë të plagosur shoferin. Momentalisht arsyeja e sulmit është e paqartë dhe policia me prokurorinë po vijojnë hetimet.